Lajme

Bulqizë, helmohen 11 nxënës të një shkolle 9-vjeçare

Njëmbëdhjetë nxënës të klasës së gjashtë të shkollës “Shefqet Tançi” në Bulqizë janë helmuar paraditen e sotme.
Mësohet se nxënësit janë ndier keq pas orës së laboratorit, ku po përdornin një lëndë kimike të llojit sapun dhe kjo ka krijuar shqetësime duke bërë që ata të dërgohen me shpejtësi në spital. Ata kanë pasur marrje mendsh dhe të vjella.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e nxënësve të klasës së gjashtë, ndërsa vijojnë të trajtohen me serum nga bluzat e bardha në Bulqizë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë