Lajme

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim djali i Agim Arapit

Dy ditë pas ekzekutimit të Jurgen Kurtit, policia ka shpallur në kërkim djalin e të ndjerit Agim Arapi, ngjarje për të cilën u shoqërua dhe më pas u deklarua i pafajshëm viktima Kurti.
Bëhet fjalë për shtetasin Dervis Arapi, i cili është tashmë në kërkim nga policia.
Pasi ka marrë vesh lajmin se i biri është në kërkim, nëna e tij, Vjollca Arapi ka reaguar e revoltuar, duke e quajtur këtë një skandal.
“Ky është një skandal, policia të kërkojë në tjetër vend për vrasësit e Jurgenit. Neve dhe fisi ynë nuk ka lidhje fare me këtë ngjarje të fundit”, është shprehur ajo.
Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë, është kryer në momentin që ishte duke u kthyer në banesë, ndërsa autorët i zënë pritë dhe më pas e kanë qëlluar me breshëri automatiku.
Pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes. Viktima ishte i dyshuar për vrasjen e Agim Arapit në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë