Lajme

Ndryshime në qeveri, largohen dy zv.ministre

Sërish ka ndryshime në qeverinë Rama dhe këtë herë pjesë e ndryshimeve janë dy zëvendësministre.
Mësohet se është liruar nga detyra zëvendësministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo.


Zëvendësministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo

Dhe ka dhënë dorëheqjen edhe zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Albana Shkurta.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Albana Shkurta.

Deri më tani nuk bëhet me dije arsyeja e lirimit të zv.ministres Voda dhe arsyeja e dorëheqjes së zv.ministres Shkurta.
Të dyja zëvendësministret kanë marrë postet përkatëse në tetor të 2017-ës.
Shkurta vinte nga bota e biznesit, si drejtuese e një kompanie të njohur shqiptare “Albanian Distribution and Development” shpk. Kurse Voda vinte nga një eksperiencë e gjatë ndërkombëtare si hulumtuese dhe këshilltare mbi politikat e BE-së, e specializuar në gjykatat ndërkombëtare si institucione politikëbërëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë