Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin e deputetit tre kandidatëve të radhës nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni, Enada Kociraj dhe Nimet Musaj.
3 deputetët e rinj pritet të betohen të enjten në Parlament, duke e çuar në 17 numrin e deputetëve, të cilët nuk iu bindën urdhrit të PD e LSI për të djegur mandatin. Me betimet e reja Parlamenti shkon në kuotën e 96 deputetëve.
Ndërkohë, opozita e bashkuar ka paralajmëruar sërish protestë nesër në orën 9:30 ku këtë herë do të rrethohet simbolikisht godina e Parlamentit, sipas tyre godina e krimit.
Më herët, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kallëzoi penalisht ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre dhe veprime të paligjshme kundër protestuesve.
Bardhi theksoi se nëse Prokuroria do të sillej në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe jo si një vegël propagande e qeverisë, do të kishte nisur hetimet kryesisht, duke vënë përpara përgjegjësisë të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë, që kanë kryer veprime të paligjshme ndaj protestuesve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje