Deklaratat e një zëvendësministreje Drejtësie në Kosovë që akuzonte NATO-n për gjenocid ndaj Serbisë dhe i cilësonte shqiptarët si terroriste duket se ka “nxehur gjakrat” në Prishtinë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendimin për të liruar Vesna Mikiç nga detyra, pas komenteve se NATO kishte kryer gjenocid ndaj serbëve.
Sipas kreut të qeverisë së Kosovës këto deklarata janë të papranueshme dhe denigrojnë vlerat euro-atlantike mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Vesna Mikiç
“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiç”, shkruan Haradinaj.
Mikiç i bëri këto deklarata nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, por brenda ministrisë.
“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, kishte shkruar ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje