Lajme

Zjarr në katin e katërt të një pallati në Kinostudio

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në katin e katërt të një pallati në Kinostudio, në zonën e njohur si rruga Ura në kryeqytet.
Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e një pakujdesie të familjes.
Drejt vendngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë zjarrfikëset kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të 2 fëmijëve, të cilët rrezikuan asfiksinë brenda në banesë. Një 15-vjeçare mësohet të jetë dërguar në spital.
Në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë