Politike

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit, policia nis trajnimet

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të vitit 2019, Policia e Shtetit nisi sot trajnimet në Akademinë e Sigurisë me qëllim krijimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në fjalën e tij, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se policia është aktori kryesor, i cili garanton ushtrimin e të drejtës së votës për të gjithë qytetarët shqiptarë.
“Policia vepron në zbatim të ligjit. Shembull janë proceset zgjedhore të mëparshme ku policia ka ushtruar drejt funksionin e saj. Trajnimi nis sot me drejtuesit qendrorë dhe do të vazhdojë me të gjithë punonjësit e përfshirë”, tha ndër të tjera Veliu.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt.
Ai u shpreh se ka besimin se Policia e Shtetit do të jetë asnjanëse, ndërsa shtoi se sjellja profesionale e institucioneve publike, përfshirë edhe Policinë e Shtetit mund të shtojnë te njerëzit garancinë se vota e tyre me të vërtet është e vlefshme.
“Megjithëse diskutimet politike kanë potencialin e ulët se besimi publik në proceset themelore demokratike të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, unë jam i sigurt se sjella profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe Policinë e Shtetit mund të shtojnë te njerëzit garancinë se vota e tyre me të vërtetë është e vlefshme dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare. Kam besimin se Policia e Shtetit do të jetë asnjanëse në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe do të sillet me profesionalizëm dhe dinjitet”, u shpreh Borchardt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë