Politike

Raporti i DASH, Berisha: Rama e bëri Shqipërinë qendër të trafikut të drogës

Pas raportit të DASH ku tha se Shqipria është njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën, vjen edhe një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha e cilëson si një damkosje të rëndë të qeverisë Rama.

“Raporti i Departamentit të Shtetit për vitin 2018 për drogat damkos narkoshtetin e Edvinit që ka shndërruar Shqipërinë në qendër të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terren ideal për krimin, trafiqet, drogën dhe korrupsionin që kap majat më të larta të qeverisjes dhe mungesë përparimi në luftën kundër larjes së parave të pista”, shkruan ish-kryeministri Berisha.
Berisha vijon më tej duke thënë se ka narkoshteti i kryeministrit Rama e ka shndërruar vendin në qendër operacionale të krimit të organizuar ndërkombëtar.
“Në raport deklarohet se Shqipëria shërben si bazë për organizatat kriminale që veprojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut dhe një ambient ideal për grupet kriminale.
Me një fjalë, narkoshteti i Edvinit ka shndërruar vendin në qendër operacionale të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe ka krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri”, vijon më tej Berisha.
Berisha e mbyll postimin duke thënë se mbarë bota e shikon Shqipërinë si një vend të rrezikshëm për terrenin e krimit.
Përveç këtyre në raport thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.
Si përfundim miq, mbarë bota e shikon Shqipërinë si vend të rrezikshëm për sigurinë e vendeve të tjera me krimin e organizuar që eksporton dhe terrenin ideal që ajo paraqet për krimin dhe trafiqet”, thotë ish-kryeministri.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.400031620157751/1240994859394752/?type=3&theater

Për raportin e DASH, dje pati edhe një deklaratë nga Enkelejd Alibeaj, dhe sipas tij, zgjidhje mbetet vetëm shembja e pushtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë