Një gol i shënuar 3 minuta para fundit të ndeshjes i ka dhënë Luftëtarit një fitore të çmuar ndaj Skënderbeut. Gjirokastritët kanë marrë një fitore qetësie në luftën e mbijetesës në Superiore. Korçarët kanë qenë pa fat në këtë ndeshje, ku kanë goditur dy herë shtyllën e portës kundërshtare, në pjesën e parë me mbrojtësin Kaba Sambou dhe në pjesën e dytë me Dejvi Bregun.
Goli i vetëm i ndeshjes në Gjirokastër u shënua nga afrikani Dunga, i cili devijoi topin drejt rrjetës nga shumë afër portës. Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, ka thënë pas ndeshjes se është shumë e dhimbshme ta humbasësh ndeshjen nga një gabim i rëndë i mbrojtjes, që nuk mundi të administronte një pasim shumë të gjatë të kundërshtarit. Julian Ahmataj, trajneri i Luftëtarit, më shumë se lojës, i është gëzuar trepikëshit, që i jep më shumë shanse qëndrimi skuadrës së tij. Gjirokastritët janë ngjitur në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Skënderbeu mbetet në kuotën e 37 pikëve.

Pas dy ndeshjeve të mira me Teutën dhe Kukësin, ku mori 4 pikë, Skënderbeu është kthyer te humbja, duke treguar se nuk e ka kaluar krizën. Në këtë ndeshje korçarët kishin shumë mungesa, sidomos në mbrojtje, ku trajneri Shehi ka bërë shumë lëvizje. Ai aktivizoi në qendër të mbrojtjes mesfushorin Bruno Dita, ndërkohë që për herë të parë aktivizoi në mesfushë Zani Kurtin. Për Skënderbeun mungon Marko Radas, Leonit Abazi dhe afrikani Sibo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje