Ish-ministri i Financave, Arben Malaj sugjeron tre hapa të menjëhershëm për qeverinë shqiptare, lidhur me daljen nga kriza ku janë futur fermerët shqiptarë. Ai sjell shembuj se si Europa e ka trajtuar këtë problem, duke theksuar njëkohësisht që fermerët shqiptarë meritojnë mbështetje. Aktualisht fermerët kanë paralajmëruar protesta të reja, por kësaj radhe përpara fabrikave të përpunimit të qumështit.
Fermerët thonë se vendimi i qeverisë për rimbursim të qumështit me 10 lekë për litër nuk e zgjidh problemin. Ata shprehen se janë ndeshur shumë keq me pikat e grumbullimit të qumështit, sepse ua kanë çuar çmimin 37 lekë, nga 47 lekë që ishte. Ndaj, thonë fermerët, vendimi i qeverisë për rimbursimin nuk zgjidh asgjjë, sepse “Kompanitë Erzeni, Lufra, Soal e të tjerë kanë bërë pakt me njëri-tjetrin që mos të grumbullojnë qumësht më lart se 37 lekë”.
– Fermerët protesta përpara fabrikave: Ulën çmimin në marrëveshje me njëri-tjetrin

Por çfarë sugjeron Arben Malaj?
“Fermerët shqiptarë meritojnë mbështetje. Propozimi për subvencion mbi bazën e produktit mund të bjerë ndesh me politikat e Bashkimi Evropian dhe mund të krijojë probleme për prodhuesit dhe exportuesit tanë. Qeveria duhet të japë mbëhtetje në pëputhje me politikat e pëbashkëa bujqësore, me politikat e kohezionit social dhe të zhvillimit të qëndrueshëm rural. BE ka vite që e ka hequr subvencionin për njësi prodhimi sepse kur ajo e aplikoi atë për verën dhe gjalpin, Europa pak vite më vonë i ngjante një liqeni shumë të madh prej vere dhe maleve shumë të larta prej gjalpi. Politikat e BE synojnë tëulin kostot që fermerët të arrijnëstandardet më të larta të prodhimeve, të respektojnë ambjentin, të mos shpërdorojne burimet e rritjes së qëndrueshme. Kjo do t’u rrisë edhe të ardhurat.
Qeveria duhet të marrë tre hapa të menjëhershme:
1- Akses të barabartë edhe për vendin tonë në tre politikat e mësiperme. Në 2016, një fermer nga Malta merrte rreth 622 euro për hektar, destinacionin e prodhimit fermeri e përshtat sipas kërkesave të tregut.
2- Fillimin e këtyre politikave edhe me fonde ndihmëse për bujqësiëe sepse kjo ul konkurrencën jo të ndershme ndaj fermerëve tanë.
3- E fundit, por më e rëndësishmja, reduktimi i çdo vet-pengimi dhe vet-vonese për të avancuar në procesin e ntegrimit europian, çka na bën përfitues të natyrshëm nga këto politika zhvillimi dhe burime lehtësuese financimi”, shkruan Malaj në një postim në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje