Komunitet

Bulevardi i Ri, banorët e Bregut të Lumit konfrontohen me policinë

Banorë të Bregut të Lumit, banesat e të cilëve janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri kanë dalë sot në protestë. Ata janë përplasur me policinë me gurë e lopata, duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre.
Banorët shprehen se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë kompensimin për pronat që do u shemben.
Gjithashtu thonë se nuk kanë marrë njoftim paraprak me shkrim nga INUK për prishjen e banesave dhe se do t’i mbrojnë me çdo kusht.
Protestës së banorëve iu janë bashkuar edhe ish-deputetët demokratë, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu.
Ish-deputeti Klevis Balliu tha se është e padrejtë që kërkohet të nxirren në rrugë këta banorë.
“Nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Qytetarët janë në të drejtën e tyre të mbrojnë shtëpinë nga ky pushtues. Iu kanë sjellë fadromat te dera. Në çdo vend të botës ndodhin projekte, por ka zgjidhe, ka banesa sociale, dëmshpërblim po këta ku të shkojnë? Se nuk iu kanë dhënë asnjë zgjidhje”, shprehet ish-deputeti Balliu.
Në këtë video të shpërndarë nga Partia Demokratike shihet edhe konfrontimi me forcat e policisë.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2088979691156562/?__xts__[0]=68.ARAekor-juik8mTV9SSb14L6Jv2nf7mDUuVITj33-LGFRWX0uz9yEsY84vrPSDiPSRpGrm4o2gzOFCyoQ3TBdQyHriXq0zU2Ys0QMZdkIIBqqwlyouJB1BPMHliztKmsBw9dbWsj5bqX8XR7SbZG_oDWjeZv-u9c6JWcFgSP4fJVN3sO0NqQko3o1QYH7E4wXISQA6LFjUKVFVzoCb7ZSy8zgV7Sq4i5rL6ZvpzcpD927gFMmxp2OtAiIOQPE2UeBKiKPtBqjlG7YZ2e0rELBV2xmnMM6X0VCvgFW8HeABkIXBsqKRqKKXN33KJi-Ni3RvI3gFfXRlzOyiq3k4XMk99qjmI&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë