Futboll

Leksion fëmijëve me aftësi të kufizuara, lojtari i Romës eviton dënimin

Pesë muaj punë vullnetare. Pesë muaj në dispozicion të fëmijëve me aftësi të kufizuara të akademisë “Calcio Integrato” në Romë, për t’u mësuar atyre sekretet e profesionit të tij, futbollit. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata e Romës për sulmuesin Stefan El Sharaui. Është një dënim për lojtarin e Romës, që në shtator të vitit 2016 kishte shkaktuar një aksident automobilistik, duke u përplasur me veturën e drejtuar nga një 70-vjeçar.

Për të evituar dënimin, pas denoncimit ndaj futbollistit të Romës dhe procesit gjyqësor ndaj tij, El Sharaui duhet t’u japë leksione futbolli fëmijëve me aftësi të kufizuara në qendrën e zgjedhur për këtë qëllim. Pas incidentit të ndodhur më 25 shtator 2016 në kryeqytetin e Italisë, sulmuesi i Romës kishte marrë përsipër përgjegjësitë e tij dhe ishte shprehur i gatshëm të shlyente dëmin e shkaktuar ndaj makinës tjetër dhe drejtuesit të saj. Ishte pikërisht ky i fundit që bëri denoncimin për ngjarjen dhe e ka ndjekur çështjen në lidhje me detyrimet e futbollistit.

Stefan El Sharaui

Gjykata ka vendosur tashmë që të vërë në provë Stefan El Sharauin, i cili ka 5 muaj në dispozicion për të vënë në shërbim të komunitetit, më saktë të një pjese të caktuar të tij, njohuritë dhe atësitë e tij profesionale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë