Zbulohet numri emigrantëve ilegal shqiptarë të dëbuar nga autoritetet e emigracionit në Britaninë e Madhe gjatë tre viteve të fundit. Sipas gazetës The Sun gjatë tre viteve të fundit janë dëbuar 2,282 shqiptarë duke i shkaktuar shtetit anglez një kosto prej 12 milionë stërlina.
Dëbimi i emigrantëve drejt Shqipërisë dhe Kosovës është kryer nëpërmjet avionëve të marrë me qira nga autoritete e emigracionin në ministrinë e brendshme Home Office.
Në tre vitet e fundit janë zhvilluar 48 fluturime ku në bordin e avionëve qëndronin të dëbuarit shqiptarë shoqëruar nga roje sigurie. Kostoja për dëbimin e një personi nga Anglia është rreth 6.000 stërlina.
Në tre vitet e fundit qeveria britanike ka shpenzuar 31 milion stërlina për dëbimin e emigrantëve në vendet e tyre të origjinës ku shqiptarët zënë vendin e parë për numrin më të madh të të dëbuarve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje