Provokim shokues nga tifo-grupi i ultrasve të Lacios, “Irriducibili” (të pakalueshmit) në Milano, ku sot në mbrëmje luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Italisë mes Milanit dhe ekipit të Strakoshës dhe Tares.
Ky grupim, që dallohet për sjelljen ekstremiste në situata të ndryshme, ka shpalosur parullën “Onore a Benito Mussolini” (Lavdi Benito Musolinit). Një parullë që ka marrë gjithë vëmendjen para ndeshjes së sotme. Bëhet fjalë për një grupim ultrasish nga më problematikët dhe më radikalët në Itali. Parulla është hapur në sheshin “Loreto” në Milano, pikërisht aty ku qëndronte trupi i themeluesit të Partisë Fashiste, pasi u vra nga partizanët.
Tifozët e Lacios prej kohësh nuk mund të shpalosin parulla me sfond politik në stadiume. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që ata janë zbavitur, duke provokuar larg stadiumit “San Siro”, pas mbërritjes në Milano. Pjesëtarët e grupimit “Irriducibili” janë të njohur për forcat e rendit për shkak të bindjeve të tyre neofashiste. Por ky episod vetëm sa mund të shtojë tensionin për ndeshjen me Milanin në mbrëmje. Në stadiumin “San Siro” do të jenë rreth 4 mijë tifozë nga Roma. Pak ditë më parë tifozët e Lacios u bënë pjesë e kronikës për koret raciste ndaj Bakajokos, mesfushorit të Milanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje