Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka komentuar konkursin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Soreca thekson se zbatimi i reformës në drejtësi kalon përmes përzgjedhjes së magjistratëve të rinj dhe të motivuar.
“249 kandidatë për 75 poste për gjyqtarë, prokurorë dhe këshilltarë morën pjesë dje në fazën e parë të përzgjedhjes për pranimin në vitin akademik 2019-2020 të Shkollës së Magjistraturës. Zbatimi i reformës në drejtësi kalon edhe përmes zgjedhjes së magjistratëve të rinj të motivuar”, shkruan Soreca në Twitter”.
Rreth 249 kandidatë zhvilluan testimin në Konkursin e Pranimit për vitin akademik 2019-2020 për 75 poste për magjistratë, për këshilltarë e ndihmës ligjorë.
Testimi është zhvilluar në Hollin e Pallatit të Kongreseve. Konkursi është mbështetur njëkohësisht nga përfaqësues të institucioneve kryesore ndërkombëtare, që janë partnerë të Shkollës së Magjistraturës, të cilët kanë kryer monitorimin e sallës dhe të konkurrentëve gjatë zhvillimit të testimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje