Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka sulmuar sot kundërshtarët politikë që sipas tij tentuan të bëjnë pis këtë forcë të re të sapokrijuar.
Patozi në një reagim në rrjetet sociale shkruan se ndjen neveri ndaj atyre që u përpoqën të hedhin baltë mbi këtë projekt politik me anë të akuzave të fabrikuara dhe falsifikimeve në çdo cep të Shqipërisë.
“Përçmim dhe neveri për te gjithë ata, që u përpoqën pa sukses për të bërë pis vullnetin tuaj, duke shpikur një gjueti të pashembullt shtrigash me akuza të fabrikuara dhe me falsifikime në çdo cep të Shqipërisë. Edhe vrasësit apo trafikantët e drogës nuk janë përndjekur në këtë vend ashtu si ju këto ditë, dhe kjo e bën më të mjerë pozitën e atyre që e urdhëruan këtë poshtërsi morale, politike dhe njerëzore”, shprehet Patozi.
Kryetari i Bindjes Demokratike më tej shprehet se kjo parti do e tregojë që në zgjedhjet e 30 qershorit që nuk ishte rastësi. Sipas tij, partia në fjalë tronditi ata që i ai quan “gardianët e sistemit të kalbur politik”.
“Ne do të tregojmë, qysh në këto zgjedhje, se nuk ishte aspak rastësi, që ju u përgjigjët aq shpejt për t’i dhënë jetë një projekti të pastër politik për Shqipërinë, i cili i ka tronditur kaq fort gardianët e sistemit të kalbur, që ende janë duke kërkuar qenin e ngordhur te fletët e firmave tuaja të hedhura me gjithë zemër nga e gjithë Shqipëria”, thotë ndër të tjera Patozi.
Ndër të tjera, Patozi ka falënderuar shqiptarët që e kanë mbështetur që brenda disa ditësh nënshkruan për krijimin e partisë Bindja Demokratike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje