Politike

Kandidatja e LSI dorëzon formularin, KQZ u jep mandatin dy kandidatëve

Një tjetër emër nga listat e LSI ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit në KQZ për të marrë mandatin e deputetit.
Suzana Topi është emri i radhës nga listat e kandidatëve të LSI-së nga qarku i Elbasanit që dorëzon formularin e vetëdeklarimit në KQZ duke pranuar në këtë mënyrë marrjen e mandatit.
Me Topin që dorëzoi formularin numri i deputetëve nga listat e LSI-së në Kuvend shkon në 15, ndërsa 21 janë nga PD-ja.
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e sotme u ka dhënë mandatin edhe dy kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së. Konkretisht mandatin e ka marrë Krenar Rryçi i PD-së i rrethit Durrës dhe Kostaq Papa që del nga listat e PD-së në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë