Presidentët e gjashtë vendeve të rajonit janë mbledhur në Tiranë për të vijuar traditën e samiteve të Brdo-Brijunit. Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale e bashkëthemeluar nga presidenti slloven dhe ai kroat në vitin 2010.
Samiti përkon me Ditën e Europës për të cilën liderët e Ballkanit Perëndimor u angazhuan se do t’i afrojnë vendet e tyre me Unionin Europian.
Me ftesën edhe të presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, marrin pjesë tre anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.
Në nisje të samitit, Presidenti Meta ka falënderuar pjesëmarrësit dhe e cilësoi 9 majin një ditë feste për popujt e Ballkanit.
“Ju uroj ju mirëseardhjen në Ditën e Evropës për fillimin e festimeve të kësaj dite që është e rëndësishme për ne dhe të gjithë popujt tanë. Ju falënderoj për kohën tuaj. Një falënderim për miqtë e veçantë, për Presidentin Dudai cili është gjithashtu është organizatori i samitit të ardhshëm dhe gjithashtu zonjën Mogherini, zv. presidenten e KE, e cila do të niset për udhëtim menjëherë pas këtij sesioni në një samit tjetër të rëndësishëm”, u shpreh Meta.
Ndërkohë, pak përpara nisjes të këtij samiti, presidenti Thaçi ka patur një shtrëngim duarsh të ftohtë me homologun Vuçiç, në praninë e Federica Mogherinit, zyrtares së lartë të BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje