Gjatë një vizitë zyrtare të Ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme në Budapest, Hungaria ka bërë thirrje për hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor.
Gjatë takimit me Gent Cakaj ministri Jashtëm hungarez Péter Szijjártó deklaroi se “do të ishte e papranueshme shtyrja e vendimit për çeljen e negociatave me Shqipërinë.
Kreu i diplomacisë hungareze theksoi se siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm si dhe ndikon drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e Europës Qendrore.

Szijjártó dhe Cakaj, i cili ndodhej me ftesë të Ministrit se Jashtme Hungarez, firmosën dy marrëveshje, të cilat do të rrisin më tej bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Ministri në detyrë deklaroi ndërkohë se Shqipëria mbetet shpresëplotë për hapjen e negociatave, bazuar në rezultatet e arritur deri më sot nga zbatimi i Reformës në Drejtësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje