Kur është fjala për diskriminimet racore, Çelsi është gjithmonë në rresht të parë. Klubi londinez, që është mjaft aktiv në këtë drejtim, do të luajë sot në Amerikë një ndeshje miqësore me qëllim bamirësie ndaj New England Revolution.
Para kësaj ndeshjeje, futbollistët, stafi drejtues dhe ai teknik, me përjashtim të trajnerit Mauricio Sarri, i cili ka pasur një problem shëndetësor, kanë bërë një vizitë në “New England Holocaust Memorial” të Bostonit. Fondacioni dhe memoriali janë krijuar vite më parë nga një i mbijetuar i çmendurisë naziste.

Të dy klubet, Çelsi dhe New England, kanë dhuruar një milion dollarë për të ndihmuar fondacionet që luftojnë kundër rritjes globale të aktivitetit antisemitist, kundër krimeve dhe kundër urrejtjes. Çelsi jep gjithmonë shembullin e vet me veprime konkrete për çështje të tilla.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje