Politike

Rikthimi i PD-LSI nëpër KZAZ; Hajdari: Është e paligjshme!

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka sulmuar ashpër vendimin e Paertisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të kthyer komisionerët nëpër KZAZ, pavarësisht se këto dy forca politike deklarojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Zullumqarët përgatisin shtratin për marrëveshjen e radhës duke tentuar të legjitimojnë prezencën e PD në komisione pa çuar njerëz në KZAZ dhe duke pretenduar të mos futen në zgjedhje”, shprehet Hajdari.
Sipas saj, “asnjë nga palët nuk përmend sugjerimin e OSBE/ODIHR për komisionerë apolitikë, por vazhdojnë të këmbëngulin për jeniçerë elektoralë me qëllim deformimin e vullnetit qytetar gjatë procesit të zgjedhjeve”.

https://www.facebook.com/rudinahajdari/posts/1010410799303405

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë