Futbollisti uellsian i Real Madrid, Gereth Bejl, ka folur në mënyrë filozofike për sportin më të bukur në botë, prej të cilit fiton shuma të jashtëzakonshme parash, por humb disa vlera thelbësorë të ekzistencës.
“Është njësoj sikur të ishim robotë: në futboll, mbi të gjitha në skuadra të një niveli të lartë, nuk është si në sportet e tjera, si tenisi dhe golfi për shembull, ku mund të vendosësh vetë si do të organizohesh. Kur bëhet fjalë për një skuadër futbolli, të gjithë ne komandohemi nga të tjerë. Na thuhet ku duhet të shkojmë, në çfarë ore, çfarë dhe kur duhet të ushqehemi, kur duhet të takojmë trajnerin dhe shumë gjëra të tjera”, – ka theksuar mes të tjerash Bejl për “State of Play”, një film i ri i “BT Sports”, që do të shfaqet të mërkurën e ardhshme në kanalet spanjolle. Sulmuesi 29-vjeçar nuk ka folur për të ardhmen e tij, gjithmonë e më larg Madridit, por për disa aspekte të panjohura të futbollit.

“Është sikur ta kesh humbur jetën tënde, në një farë mënyre”, – ka shtuar Bejl me shumë sinqeritet. Edhe pse fitojnë shuma të jashtëzakonshme, futbollistët janë njerëz dhe duan ta organizojnë jetën e tyre në një mënyrë tjetër, sipas nevojave të tyre fiziologjike. “Nuk mund të zgjedhim atë që duam, kur e duam. Por duhet të kemi parasysh se është e drejtë të sakrifikosh, duke ditur që karriera e futbollit është shumë e shkurtër. Në fëmijëri ke shumë ëndrra dhe mendime në kokë, argëtohesh me bashkëmoshatarët dhe qesh me ta, kur arrin pastaj në një nivel elite, hyjnë në lojë presione të çdo lloji. Njerëzit flasin shumë për ty, shpesh edhe negativisht. Kështu humbin shumë vlera të mëdha”. Nga fjalët e uellsianit kuptohet qartë se paratë e shumta që fiton nga futbolli nuk e bëjnë atë plotësisht të lumtur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje