Futboll

Tërhiqet nga kombëtarja, presidenti i vendit e kthen pas 2 ditësh

Lamtumirat, sidomos nga ekipi kombëtar, janë gjithmonë të dhimbshme. Megjithatë, është një vendim që duhet marrë patjetër dhe sulmuesi historik i Ganës, Asamoah Gian, bëri të ditur zyrtarisht ditën e hënë se ishte tërhequr nga kombëtarja e vendit të tij. Por nuk ishte e thënë…

Dy ditë më pas, Gian bëri të ditur po zyrtarisht se kishte ndërruar mendje pas telefonatës së presidentit të Ganës, Akufo-Addo. Dhe një kërkese presidenciale nuk mund t’i thuash “Jo”. Zëdhënësi i qeverisë së Ganës, Eugene Arhin, u shpreh se është një çështje e interesit kombëtar, ndaj dhe sulmuesi veteran duhej të kthehej: “Presidenti gjykoi në bazë të interesit kombëtar dhe e kundërshtoi vendimin e Asamoah Gian për t’u tërhequr nga “Black Stars” para Kupës së Botës”, – tha ai.

Deklarata e sulmuesit të Ganës, Asamoah Gian

Ish-lojtari i Udinezes iu përgjigj pozitivisht kërkesës së presidentit për të qenë i disponueshëm për Kupën e Afrikës, që zhvillohet muajin e ardhshëm në Egjipt. Gjithçka ndodhi brenda 48 orësh. Mjafti dëshpëruar nga vendimi që kishte marrë për tërheqjen nga kombëtarja, Gian i dorëzoi shiritin e kapitenit Ajeu, por të mërkurën gjërat ndryshuan. Sulmuesi doli me një deklaratë të dytë publike për të bërë të ditur se kishte pranuar “ftesën” e presidentit të Ganës, Nana Akufo-Addo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë