Futboll

Jeta e re e Lukas Podolskit, nga Botërori te qebaptoret dhe sumo…

Jeta e re e Lukas Podolskit është shumë më e larmishme se më parë, kur ai luante me fanellën e Bajern Mynih, Arsenalit dhe Interit. Sulmuesi gjerman, i cili mbush 34 vjeç në qershor, kampion bote në 2014-ën, nuk ka menduar kurrë se futbolli mund ta përmbushë plotësisht jetën e tij. Aktualisht luan me Visel Kobe në Japoni. Elastik dhe mjaft aktiv, Podolski gjen gjithmonë diçka tjetër për t’u marrë përveçse me futbollin: një dyqan veshjesh, një dyqan akulloresh, muzikë…

Tani Podolski duket se ka gjetur një pasion të ri dhe është mjaft i përkushtuar. Nga ana futbollistike, që prej 2017-ës ndodhet në Japoni, ku më pas ka pritur edhe kampionë të tjerë si Injiesta dhe Vila, kurse pasionin e ri e ushtron në qytetin e Këlnit në Gjermani, ku ka hapur dy qebaptore. Pasi hapi restorantin e parë në janar të 2018-ës, ka inauguruar të dytin me emrin “Mangal Doner”, po në Këln, në distriktin e Kalk. Për të, por edhe për qebapët, tifozët kanë mbajtur radhën për orë të tëra. Lukas Podolski ka një pasion të jashtëzakonshëm për kuzhinën turke, që ka lindur gjatë dy sezoneve që kaloi te Gallatasarai, ndaj dhe ka vendosur të investojë në këtë drejtim.

Lukas Podolski, duke ushtruar sportin e sumos në Japoni

Lukas Podolski është njëkohësisht edhe një eksplorues kulturash të vendeve të ndryshme. Edhe në Japoni ai nuk ka humbur kohë dhe, pasi mësoi gjithçka në lidhje me kuzhinën e këtij vendi, kaloi në një aventurë që pakkush e mendonte. Gjermani i është futur sumos… Ai ka zënë miqësi me Hakuho Sho, i cili konsiderohet Mesi i kësaj disipline shumë të veçantë. Podolski kërkon me çdo kush të mësojë të luftojë!


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë