Futboll

Dani Alvesh vë bast Kullën Eifel për Nejmarin

E ardhmja e Nejmarit vazhdon të diskutohet gjithmonë e më shumë. Braziliani është bërë çështje te klubi i PSG-së, sepse ka shkuar në vendin e tij pa marrë lejen e trajnerit Tomas Tuhel. Ai mund të largohet nga Franca gjatë merkatos së verës, por shoku i skuadrës te Brazili dhe PSG-ja, Dani Alvesh, e ka përcaktuar me një batutë të ardhmen e Nejmarit, duke folur për “ESPN”-në.

“Të vë bast një darkë që Nejmar qëndron te PSG? Jo, më duket shumë pak, po vë bast Kullën Eifel. Ai nuk e ka kompletuar detyrën e tij këtu në Paris, në këtë moment thjesht nuk është i lumtur për shkak të rezultateve, që nuk kanë qenë në nivelin e duhur dhe kjo është diçka normale. Nëse do të ishte i lumtur pa arritur objektivat, do t’i kisha futur një shpullë pas qafe”, – ka thënë me nota humori Dani Alvesh, por mesazhi i tij për të ardhmen e Nejmarit është i qartë. Mbrojtësi beson verbërisht për qëndrimin e patriotit të tij në Paris.

Dani Alvesh dhe Nejmar me fanellën e PSG-së

Dani Alvesh ka folur më tej edhe për çështje të tjera, si për shembull Reali, Bacelona dhe Mbape: “Nëse Reali më kontakton, do t’i thosha “Jo”. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe po të më kontaktonte për Nejmarin. Barcelona? Aty njerëzit nuk mendojnë se kanë nevojë për të dhe me atë ego nuk mund të shkosh askush. Mbape? Është ende shumë i ri dhe do të bëhet edhe më i fortë. Por si Mesi nuk është askush”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë