Kosova e ka shpallur non grata kryeministren serb Ana Brnabiç për shkak të komenteve raciste ndaj shqiptarëve dhe një rus që është pjesë e UNMIK-ut.
“I kam kërkuar Ministrisë së Jashtme ta shpallë shtetasin rus Mikhail Krasnoshchenkov si persona non grata,” tha Kryeministri Ramush Haradinaj të premten.
Ai deklaroi se vendimi ishte marrë duke u bazuar në veprimet e tij kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe vlerave universale të paqes dhe stabilitetit.
Policia e Kosovës tha shtetasi rus që është pjesë e misionit të OKB-së në Kosovë u përpoq të pengonte një operacion policor në Veriun e Kosovës, të martën, duke përdorur makinën e tij për të formuar një barrikadë që të mos lejonte policinë të hynte në fshat.
Pasi u plagos gjatë arrestimit të tij, ai është transferuar në një spital në Serbi.

“Ky vendim vjen pasi UNMIK-u hezitoi t’i heqë imunitetin e zyrtarit dhe të bashkëpunojë me autoritetet gjyqësore”, tha Jeltir Zymberaj, shefi i kabinetit të Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli.
“Ftoj Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë që ta respektojë këtë vendim,” tha Haradinaj.
Por Rusia ka reaguar ashpër pas arrestimit të Krasnoshchenkov në Kosovë.
“Kombet e Bashkuara duhet t’u përgjigjen përpjekjeve të Prishtinës për të hequr imunitetin e një diplomati rus, i cili është anëtar i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë”, tha të premten në Japoni ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.
“Sjellja absolutisht e papranueshme e autoriteteve të panjohura të Kosovës ndaj një anëtari rus të misionit të OKB-së në Kosovë nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Dhe përpjekjet e tyre për heqjen e statusit të punonjësve të misionit të OKB-së janë një çështje shumë serioze dhe përfaqësuesit e OKB-së duhet t’i përgjigjen asaj, “shtoi Lavrov.
Si përgjigje ndaj kreut të diplomacisë ruse, Pacolli ka kërkuar një hetim më të thellë dhe profesional ndaj tij.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka deklaruar se kushdo që është duke keqpërdorur petkun e imunitetit diplomatik për t’u përfshirë në agjenda dhe veprime të dyshimta e kriminale nuk e ka vendin në Kosovë e as në OKB.
“Ftojmë përfaqësuesit e lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që të nisin një hetim të thellë dhe profesional në lidhje me përfshirjen e punonjësit të tyre, në veprime kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, si një vend i cili aspiron anëtarësimin në këtë organizatë universale. Në vlerësoje se ky qytetar dëmton para së gjithash, imazhin e kësaj organizate në Kosovë dhe me gjerë”, ka shkruar Pacolli.

Por nga ana tjetër, Pacolli gjithashtu njoftoi se ai e kishte ndaluar kryeministren serbe, Brnabiç të hynte në Kosovë për shkak të komenteve raciste ndaj shqiptarëve.
“Ajo që më frikëson më shumë është se në Kosovë ne përballeni me njerëz irracionalë, lloji më i keq i populistëve, njerëz të cilët kanë zbritur nga malet”, tha Brnabiç pas progress-raportit të Komisionit Europian për Serbinë, të mërkurën.
Menjëherë pas këtyre fjalëve, shumë politikanë kosovarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dënuan komentet e saj, duke i quajtur “racistë” dhe të turpshme.
Brnabic ka insistuar se ajo nuk ishte duke iu referuar të gjithë njerëzve në Kosovë, por udhëheqësve politikë të përfshirë në luftën e pavarësisë.
Por Pacolli i quajti fjalët e saj të neveritshme dhe plotësisht të papranueshme. “Ky është racizmi institucional i Serbisë që buron nga ideologjia ultra-nacionaliste e sëmurë, që promovohet nga qeveria e Ana Brnabiç”, tha ai.
“Ne nuk do të reagojmë ndaj provokimeve nëse nuk shkallëzohen në rrezik serioz të jetës dhe sigurisë së serbëve në Kosovë”, tha Brnabiç të premten në një konferencë të mbajtur me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bette.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Kosovës ka paralajmëruar përmes një komunikate qytetarët e Kosovës të shmangin qarkullimin në territorin e Serbisë.
“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se Serbia nuk është më një territor, i cili ofron as siguri minimale për integritetin fizik dhe juridik të qytetarëve dhe as për familjarët e tyre. Për rrjedhojë, sugjerohet evitimi i përkohshëm i qarkullimit përmes këtij vendi”, thuhet në komunikatë.
Për autoritetet në Kosovës, shkak për të deklarata janë bërë arrestimet e vazhdueshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e institucioneve të Serbisë.
“Një numër i tyre madje edhe janë keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht”, thotë Ministria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje