Futboll

Ylli i Brazilit është i turpshëm, konferenca zgjat vetëm 5 minuta

Në sallën e konferencave për shtyp janë më shumë se 150 gazetarë për Brazilin. Përpara mikrofonave shfaqen trajneri Tite dhe sulmuesi i Liverpulit, Roberto Firmino. Janë të shumta pyetjet për të dy në prag të ndeshjes së dytë të Brazilit në Kupën e Amerikës, por gazetarëve nuk u ka shkuar siç e prisnin, sepse sulmuesi ka lënë sallën vetëm pas 5 minutash.

Nuk i ka qejf pyetjet dhe nuk i pëlqen të shfaqet para kamerave për të folur. Kjo është arsyeja pse Firmino, pasi iu përgjigj katër pyetjeve të para, siç shkruan “Marca”, u shpreh: “A mund të largohem tani?” Por mjaftoi koha për të trajtuar në mënyrë të shpejtë disa tema interesante: “Pse qesh gjithmonë? Sepse jam i lumtur”, – ka thënë lojtari i Liverpulit. “Nuk kam dëshirë të qëndron para kamerave, nuk dua të shfaqem në publik. Jam përpjekur të mësohem, por thjesht nuk më pëlqen”, ka shtuar ai.

Për futbollin në fushë, Firmino tha: “Nuk e di nëse do të jem unë titullar me Venezuelën, apo Gabriel Jesus. Jemi gati të dy dhe secili ka momentin e vet. Jemi një grup shumë i mirë. Si Liverpuli, ashtu edhe Brazili, kanë një stil loje që më pëlqen dhe mendoj për më të mirën e grupit”. I shpejtë në fushë Roberto Firmino, por ndoshta më i shpejtë para telekamerave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë