Politike

Në Çeki shpërthen protesta më e madhe që nga rënia e komunizmit

Rreth 250,000 njerëz kanë ngritur në këmbë Pragën të dielën duke shënuar kështu protestën më të madhe që nga rënia e komunizmit në vitin 1989. Turma të mëdha qytetarët u mblodhën në kryeqytetin cek të dielën duke i kërkuar kryeministrit Andrej Babiš të japë dorëheqjen për shakak të akuzave për korrupsion.

Miliarderi 64-vjeçar u akuzua vitin e kaluar për marrje e subvencioneve shtetërore, ndërsa një auditim nga Komisioni Evropian arriti në përfundimin se ai ka një konflikt interesi si politikan dhe sipërmarrës.

Protestat erdhën disa ditë pasi prokuroria çeke njoftoi se miliarderi Kryeministri Andrej Babiš duhet të paditet për marrjen e subvencioneve të BE-së me vlerë dy milionë euro.

“Hetimi mbaron dhe dosja e plotë i është dorëzuar prokurorit të shtetit “, tha një zëdhënëse e Prokurorisë së mërkurën.

Babiš, çeku i dytë më i pasur sipas “Forbes”, kryeson partinë Populiste ANO, e cila, pavarësisht polemikave, fitoi zgjedhjet e majit në Parlamentin Evropian.

“Na ka ardhur në majë të hundës nga Babiš dhe mënyra se ai po e menaxhon atë vend”, tha Mila Stiburkova, një nga mijëra protestuesit e mbledhur në Pragë.

ANO, e lidhur me familjen liberale europiane, mori detyrën në vitit 2017 duke premtuar një reformë rrënjësore kundër korrupsionit dhe u bashkua me Social Demokratët për të formuar një koalicion qeveritar,

Babiš, ish-komunist, është politikani i parë që nga rënia e komunizmit në vitin 1989 që ka komunistët të kenë një rol në qeverisje.

64-vjeçari, i lindur në Sllovaki, po përballet me akuza për marrjen e subvencionimit të BE-së, të cilat dyshohet se ia ka dhënë fermës së tij nëpërmjet kontratave të paligjshme.

BE po shqyrton rolin e tij të si politikan dhe sipërmarrës, ndërkohë që kryeministri përballet gjithashtu me akuza se ka shërbeu si agjent sekret gjatë kohës së komunizmit.

Andrej Babiš

Pavarësisht akuzave, të cilat kryeministri i mohon me zell, ANO gëzon mbështetjen e më shumë se 30 për qind të votuesve .

“Unë nuk e kuptoj se si Babiš mund të vazhdojë të qëndrojë në pushtet. Ambiciet e tij politike janë në konflikt interesi me gjithçka. Ai po abuzon me të gjitha sistemet e subvencionimit dhe lehtësitë tatimore “, tha për AFP Martin Peroutka, një biznesmen 45 vjeçar. “Protestat duhet të vazhdojnë, kjo është një shprehje e demokracisë,” shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë