Politike

Engel: Politikanët shqiptarë në rrugë pa krye, po rrezikojnë vendin!

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka ngritur alarmin se politikanët shqiptarë kanë arritur në rrugë paa krye, duke rrezikuar të ardhmen europiane të vendit tonë.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve, u bëri thirrje të gjitha palëve “të qëndrojnë larg konfrontimit, të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës.”

Në një deklaratë, zoti Engel shprehu shqetësim për gjendjen e tensionuar në Shqipëri, ku siç tha ai, udhëheqësit politikë duket se kanë arritur një “rrugë pa krye”.

“Kjo mosmarrëveshje, thotë ai, mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe në bazë të sundimit të ligjit.”

“Shqipëria, – thuhet në deklaratë, – është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve e minojnë ecjen e saj përpara.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë