Një Champions i ri po studiohet nga organizmi më i lartë i futbollit europian. E ka bërë të ditur këtë fakt presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, në një intervistë për “Times”. Ideja e fundit e numrit 1 të futbollit europian është “mbrojtja”, – fjala që ai ka përdorur, – e klubeve si Ajaksi aktual, apo Monako dhe Leiçesteri në të kaluarën. Janë klube, që sipas Ceferin, pas sezonit të shkëlqyer që kanë zhvilluar në Champions, meritojnë të kualifikohen edhe në sezonin pasardhës, pavarësisht vendit që zënë në kampionatin kombëtar.
“Duam të mbrojmë skuadra si Ajaksi i këtij viti, apo Monako dhe Leiçester i sezoneve të mëparshme. Ajaksi shkoi deri në gjysmëfinale të Championsit dhe tani duhet të shesë të gjithë lojtarët e vet, sepse nuk dihet, nëse kualifikohet apo në Champions vitin e ardhshëm. Nuk mendoj se duhet të mbrojmë shumë klube, por disa prej tyre. Ideja është që ajo skuadër që shkon deri në një pikë të Championsit, çerekfinale apo gjysmëfinale, mund të marrë pjesë edhe vitin tjetër në këtë kompeticion. Për momentin vetëm po e diskutojmë këtë variant. Do të mblidhemi më 11 shtator dhe do të flasim me ligat dhe klubet”, – ka thënë Ceferin.

Drejtuesi i UEFA-s ka folur edhe krijimin e mundshëm të Superligës me të gjithë klubet më të rëndësishëm: “Deri sa të jem unë, nuk ka për të ndodhur kurrë”, – theksoi ai. Më tej garantoi se nuk ka nevojë për autorizimin e FIFA-s për të organizuar një lloj Superkupe mes fituesit të Europianit dhe fituesit të Kupës së Amerikës. Ceferin ka mbrojtur edhe zgjedhjen e Bakusë për zhvillimin e finales së Ligës së Europës: “Arsenali është ankuar, por ne jemi qeveria e futbollit europian dhe duhet të mendojmë për zhvillimin e tij në çdo vend. Çdo vend i Europës është larg për një vend tjetër”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje