Fenerbahçe, një nga skuadrat më të mëdha të Turqisë, ka zyrtarizuar sot blerjen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ishte në qendër të merkatos verore, pasi kërkohej edhe nga Gallatasaraji, por edhe skuadra të tjera nga Italia dhe Franca. Tashmë gjithçka ka marrë fund dhe klubi turk ka postuar një video prezantimi të sulmuesit kosovar.
Muriqi ka spikatur gjatë kampionatit të fundit me fanellën e Rizesporit, duke shënuar 17 gola, kështu që klubet e mëdha turke e kishin shprehur qartë interesin për këtë futbollist. Ai është sulmuesi titullar i Kosovës, një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj dhe me kalimin te Fenerbahçe sigurisht që do të rritet profesionalisht. Pak ditë më parë, vetë lojtari kishte pohuar se do të qëndronte edhe një sezon te Rizespori, por situata ka ndryshuar. Detajet e kontratës së Muriqit me Fenerbahçen ende nuk janë bërë të ditura.

Sulmuesi 25-vjeçar është formuar si futbollist te Liria e Prizrenit dhe më pas ka kaluar në futbollin shqiptar, ku ka veshur fanellën e Teutës dhe të Besës. Më pas ka kaluar në Turqi, ku veç Rizesporit, ka luajtur edhe për Giresunsporin dhe Gençlerbirliginë. Tani hedh një hap të madh në karrierë, që do të ndihmojë të kapë majat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje