Dikush mund ta mbajë mend ish-sulmuesin spanjoll që ka veshur edhe fanellën e Milanit për pak kohë. Havi Moreno tashmë është bërë trajner dhe për momentin është pa punë, sepse ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me të rinjtë e Kordobës. Arsyeja? Disa problematika të paimagjinueshme për një qendër sportive në Spanjë.
Në konferencën për shtyp të lamtumirës, Havi Moreno ka zbuluar situatën, duke dhënë detaje në lidhje me ambientin dhe pajisjet e stërvitjes te skuadra që drejtonte. “Nuk do ta vazhdoj aventurën time këtu. Ajo çfarë ka thënë presidenti Hesus Leon nuk është korrekte, atij nuk i pëlqejnë ata që flasin kundër. Ai që thotë të vërtetën, sot nuk shihet me sy të mirë, por duhet të them se janë disa gjëra që nuk më kanë pëlqyer dhe që një klub si Kordoba nuk i meriton. Qendra sportive është plot me minj, insekte, pleshta dhe mushkonja. Një ditë m’u desh të mbushja 15 shishe me ujë të pijshëm për lojtarët e mi”, ka thënë spanjolli.

Ish-sulmuesi nuk ka në plan të kthehet, nëse nuk ndryshojnë disa gjëra në klub. “Derisa të jetë ky president, nuk do të kthehem, por nëse dikush do të besojë tek unë, do të kthehem me kënaqësi, sepse e dua shumë këtë qytet. Doja t’u thosha të gjithëve që të vijnë në Kordoba”, ka shtuar ish-milanisti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje