Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka premtuar mbështetjen e saj për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas televizionit maqedonas Telma, Von Der Leyen iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Grupit të Sociali-Demokratëve në Parlamentin Europian, të cilët i kërkuan ish-ministres gjermane të Mbrojtjes të vazhdojë me politikën e zgjerimit të Komisionit të mëparshëm.
Hapja e bisedimeve të pranimit me Shkupin dhe Tiranën u rekomandua nga Komisioni i kryesuar nga Jean-Claude Juncker si këtë vit ashtu edhe në vitin 2018, por Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi të shtyjë vendimin dy herë. Vendimi përfundimtar pritet në tetor.
Në një letër drejtuar grupit S & D, Von Der Leyen deklaroi se Maqedonia e Veriut është një “shembull i shkëlqyer i arritjeve pozitive” dhe premtoi mbështetjen e saj përkundër rezervave të shprehura nga disa liderë të BE-së si Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri holandez Mark Rutte.
Në letrën e saj drejtuar social-demokratëve, përpara votimit t në Parlamentin Europian për zgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Europian, Von Der Leyen gjithashtu tha se ajo ka në plan të propozojë një “pakt të ri” mbi emigrimin,
“Ne kemi nevojë për një mënyrë të re të ndarjes së barrës së refugjatëve. Ne kemi nevojë për një fillim të ri”, tha ajo.
“Ne duhet t’i drejtohemi më seriozisht Ballkanit Perëndimor dhe Maqedonia e Veriut është një nga shembujt më të ndritur për një progres pozitiv”, tha Von Der Leyen duke u zotuar për të mbajtur hapur dyer e unionit për vendet e Evropës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor që kërkojnë anëtarësimin në BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





Lini një Përgjigje