Zemërim i madh dhe më pas një dhuratë fantastike si ngushëllim. Justus, një djalosh 13-vjeçar, provoi të hipte në avion për të udhëtuar nga Mynihu në Dortmund bashkë me një top futbolli, që sapo ia kishte dhuruar babai për ditëlindje. Por, për arsye sigurie agjentët ia kanë sekuestruar topin dhe djaloshi shpërtheu në lot, derisa aty ndërhyri Mats Humels, i cili rastësisht duhej të merrte të njëjtin avion.
Në fillim të kësaj vere Humels kaloi nga Bajerni te Borusia Dortmund, por bashkëshortja Keti dhe i biri Ludvig do të vazhdojnë të jetojnë në Mynih, ndaj dhe mbrojtësi sa herë që i krijohet mundësia, shkon pranë familjes. Të premten që shkoi ai ishte bashkudhëtar me Justusin dhe e pa skenën e sekuestrimit të topit dhe më pas dëshpërimin e djaloshit. Humels i mori adresën e banimit dhe 45 minuta pas uljes së avionit në shtëpinë e Justus mbërritën 4 topa të Borusia Dortmund, njëri prej të cilëve me autografin e mbrojtësit. Një gëzim i jashtëzakonshëm për këtë djalosh dhe një histori e ngjashme me atë të Nikolas, një tjetër 13-vjeçar që në 2013-ën takoi idhullin e tij, Patrik Herrman, lojtarin e Borusia Mënshengladbah, duke bërë edhe një intervistë me të, pasi klubi më parë ishte marrë vesh me prindërit e fëmijës.
Gjesti i Humelsit nuk është ndër të vetmit në Bundesligë, ku lojtarë të ndryshëm kërkojnë shpesh të kontaktojnë të pasionuarit pas futbollit. Në Gjermani tifozët janë prioritet, aq më tepër kur bëhet fjalë për fëmijë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje