Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka nisur ditën e sotme me një apel të fortë për kryeministrin Rama dhe gjithë klasën politike në pushtet.
“Të mos kalojmë në KundërKohë!”, kështu e ka nisur mesazhin e tij presidenti Meta.
Sipas asaj që shkruan Meta ka mbetur edhe shumë pak kohë për të mos kaluar në kundërkohë, ndërsa i bën thirrje Bashës dhe Ramës që të heqin dorë nga kokëfortësia.
“Duhet hequr dorë urgjentisht nga kokëfortësia për të ecur në dy rrugë përjashtuese, jodemokratike dhe joeuropiane, që s’kanë pikë takimi, jo vetëm me njëra-tjetrën, por që të dyja e nxjerrin vendin për një kohë të pacaktuar nga rruga europiane e sigurt dhe e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët”, shkruan ndër të tjera Meta.
Më tej, kreu i shtetit deklaron se Shqipëria ka nevojë për zgjidhje urgjente, duke shtuar se në shtator do të jetë shumë vonë.
“Duhet Lidership dhe Lidershipi jep zgjidhje në interes të të gjithë vendit!
Në mënyrë që 18 tetori të jetë një ditë e gëzueshme për mbarë shqiptarët dhe rikthimi, jo vetëm të shpresës e sigurisë për të ardhmen, por në radhë të parë të të rinjve tanë.
Shqipëria ka nevojë për zgjidhje! Tani! Në shtator do jetë shumë vonë!”, deklaron ndër të tjera presidenti Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje