Stadiumi “Arena Kombëtare” është në fazën e fundit të punimeve dhe pritet që në fund të këtij viti të jetë gati për të mirëpritur Kombëtaren e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar na faqen e tij në Facebook disa foto nga ambientet e brendshme të këtij stadiumi, ku duket se impianti po merr gradualisht formën përfundimtare.
Stadiumi ka një kapacitet prej 22.300 vendesh të ulura dhe është një investim i FSHF-së dhe qeverisë shqiptare. Një investim prej rreth 70 milionë eurosh, siç janë shprehur drejtues të Federatës herë pas here, duke përfshirë stadiumin, kullën dhe parkingun. Punimet duhej të kishin përfunduar, në fakt, por do të duhen edhe disa muaj që tifozët shqiptarë t’i shijojnë ndeshjet shumë më ndryshe nga më parë. Është një stadium që nuk ka asnjë lidhje me të mëparshmin, pavarësisht nostalgjisë së sportdashësve për “Qemal Stafën“. Në një njoftim të pak javëve më parë, FSHF-ja ka bërë të ditur se stadiumi do të ketë një emër sponsori dhe më 15 gusht ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave nga kompani të ndryshme, sigurisht sipas disa kritereve të përcaktuara më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











Lini një Përgjigje