Qeveria britanike i ka kërkuar Mbretëreshës të pezullojë Parlamentin pasi deputetët t’i kthehen punës në shtator vetëm disa javë para afatit për daljen nga Bashkimi Europian më 13 tetor. Kjo do të thotë që deputetët nuk do të kenë gjasa të kenë kohë për të miratuar një sërë ligjesh që do të parandalonin daljen e unionit pa një marrëveshje nga unioni.
Por një sërë deputetësh të Partisë Konservatore e kanë quajtur këtë lëvizje si një zhvillim negativ që mund të çojë në një votë mosbesimi ndaj zotit Johnson, duke shkaktuar edhe rënien e qeverisë .
Por kryeministri Jonhson insistoi se do të ketë ende “kohë të mjaftueshme” që deputetët që të debatojnë për largimin e Britanisë së Madhe.
Ideja e mbylljes së Parlamentit ka shkaktuar polemika, me opozitën britanike që këmbëngul se ky vendim do t’i ndalojë deputetët të jenë në gjendje të luajnë pjesën e tyre demokratike në procesin e Brexit.

Një sërë figurash të profilit të lartë, përfshirë ish-kryeministrin John Major, kanë kërcënuar të shkojnë në gjykatë për ta ndaluar mbylljen e parlamentin.
Mediat britanike raportojnë se një numër i vogël i ministrave të qeverisë kishin dijeni paraprake për planin e kryeministrit Johnson.
Johnson thotë se dëshiron të largohet nga BE-ja më 31 tetor, duke deklaruar se është i gatshëm të zyrtarizojë divorcin nga unioni edhe nëse Londra dhe Brukseli nuk kanë arritur një marrëveshje, por jo që të humbasë afatin.
Ky qëndrim ka bërë që një sërë deputetesh të opozitës të bëhen bashkë dhe të përpiqen të bllokojnë arritje e një marrëveshje të mundshme në mënyrë që të shtyjnë Brexit. Të martën ata njoftuan se kishin ndërmend të përdorin procesin parlamentar për të shtyrë sa më shumë daljen nga BE.
Por nëse Parlamenti pezullohet më 10 shtator, siç sugjerohet, kjo do ti japë opozitës vetëm disa ditë kohë për të bërë presion për shtyrjen e afatit të Brexit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje