Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se me heshtjen e tij, Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë në zgjedhje me një qëllim të vetëm.
“I përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Basha thotë se “Rilindja” është një organizatë e strukturuar kriminale e Edi Ramës, ku vepron kodi i heshtjes.
“Omerta për bankimatin personal Dako, omerta për Pjetrin, omerta për Jorgo Kajmakun, omerta për milionat e vjedhura shqiptarëve dhe miliona të tjera të shpenzuara për luks pushtetarësh kur shqiptarët zhyten në papunësi dhe varfëri”, vijon Basha.
Kreu i PD-së përsërit bindjen e opozitës se përsa kohë Edi Rama është Kryeministër në vend nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci dhe as mirëqënie e punësim për qytetarët, sepse, sipas tij, kriminelët dhe oligarkët do të vazhdojnë të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.
“Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën, mirëqenien dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën”, mbyll reagimin e tij Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje