Futboll

Champions/ Ançeloti mposht kampionët, në Dortmund leksion tifozësh

Jurgen Klop i druhej shumë Napolit dhe kishte të drejtë. Karlo Ançeloti është një mjeshtër i vërtetë, po e tregon edhe te Napoli. Liverpuli, ekipi kampion në fuqi i Europës, e ka nisur me humbje Championsin e këtij sezoni. Anglezët janë mundur 2-0 në “San Paolo”, me gola të shënuar nga Dries Mertens me penallti dhe Fernando Lorente në kohën shtesë. Sulmi “atomik” i Liverpulit këtë herë nuk pati sukses. Hysaj bëri “tifozin” këtë herë për shkak dëmtimi, ndërsa Xherdan Shaqiri zbriti në fushë vetëm në 3 minutat e fundit.

Mertens feston golin e shënuar ndaj Liverpulit. Gazeta Si, 17 shtator 2019

Në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, edhe pse në fushë ishin magjistarët e golit, asnjëri prej tyre nuk arriti ta përcillte topin në rrjetë. Borusia Dortmund-Barcelona, paradoksalisht ishte e vetmja ndeshje pa gola e mbrëmjes së parë për fazën në grupe të Championsit. Për 40 minuta luajti edhe Lionel Mesi, i riktheyr nga dëmtimi, por edhe me të në fushë Barcelona nuk shënoi. Gjermanët humbën një 11-metërsh në këtë ndeshje me Marko Rojs. E ndërsa skuadrat u “kursyen” disi, spektaklin e vërtetë e dhanë tifozët e Borusias me një koreografi spektakolare. Në Grupin F, ku bën pjesë edhe Interi, të katërta skuadrat kanë nga një pikë.

Në ndeshjet e tjera, bie në sy humbja e Çelsit në Londër, 0-1 ndaj Valencias, si dhe fitorja e thellë e Ajaksit, 3-0 ndaj Lilës. Më shumë gola ushënuan në ndeshjen Salcburg-Genk, që përfundoi 6-2.

Rezultatet e ndeshjeve të para në Champions. Gazeta Si, 17 shtator 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë