Një boksier bullgar ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje të turneut “Shkodra Boxing Night”, që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi. Isus Velçkov është rrëzuar në ring, teksa ishte duke u ndeshur me boksierin shqiptar, Ardit Murrja. Ishte raundi i 5-të i ndeshjes dhe Velçkov ra pa ndjenja. Atij iu dha ndihma e parë nga mjekët e pranishëm në aktivitet dhe më pas është transportuar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Një tragjedi e rëndë në këtë aktivitet, që ishte organizuar në qytetin verior. Nga informacionet paraprake mësohet se boksieri bullgar nuk ka ndërruar jetë për shkak të ndonjë goditjeje nga kundërshtari, por si pasojë e një ataku kardiak. Megjithatë, pritet të dalin të tjera detaje në lidhje me këtë tragjedi në boks. Përpjekjet e mjekëve nuk kanë pasur rezultat në këtë rast dhe gjithmonë e më tepër shtohen dyshimet për këtë lloj sporti, ku tragjeditë po bëhen më të shpeshta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje