Politike

Cakaj shpall ambicien: Të bëhemi anëtar të Këshillit të Sigurisë

Shqipëria do të kërkojë gjatë asamblesë së sotme të OKB-së që të jetë një prej vendeve anëtarë jo të përhershme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Ky ishte hapi i njoftuar sot nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, i cili ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në Samitin e 74-rt të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Duke përpara selisë së kësaj organizate, shefi i diplomacisë shqiptare përmendi se ky objektiv i vendosur nga qeveria synon të finalizohet në vitin 2022.

‘’Shqipëria gjatë gjithë këtyre viteve është karakterizuar nga një pjesëmarrje më aktive e më dinamike në organizatat ndërkombëtare dhe platformat multilaterale, duke filluar nga angazhimet e shtuara në NATO, duke u përqëndruar veçanërisht në Kryesinë Shqiptare të OSBE-së të vitit 2020 dhe duke theksuar në mënyrë të posaçme faktin se Shqipëria aspiron që të marrë një vend të anëtarit jo permanent të Këshillit të Sigurimit në vitin 2022. Duke pasur parasysh që në këtë platformë ekziston një numër i gjerë i kontakteve politike dhe diplomatike ne kemi interes të posaçëm kësaj radhe të angazhohemi për sigurimin e mbështetjes për kandidaturën e Shqipërisë për Këshillin e Sigurimit në vitin 2022’’, deklaroi për ambiciet e politikës së jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj.

Ministri i dha rëndësi dhe cceljes së negociatave për anëtarësim në BE, për të cilën ai garantoi se Shqipëria do të kryejë një numër takimesh me shtetet anëtare të BE-së si dhe do të organizojnë takimin e Kartës së Adriatikut për të thelluar bashkëpunimin për garantimin e përbashkët të sigurisë së rajonit të Ballkanit.

‘’Në të njëjtën kohë, kjo përbën interesin kryesor të angazhimeve të Shqipërisë në këtë sesion të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme. Ne do të zhvillojmë një numër të konsiderueshëm të takimeve, me një varg shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian, në shërbim të çeljes së negociatave për anëtarësim në tetor dhe po ashtu po kryejmë detyrat tona në kuadër të udhëheqjes së Kartës së Adriatikut, që Shqipëria ka për këtë vit. Prandaj, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse të rajonit, ne do të organizojmë takimin e Kartës së Adriatikut, për të konsoliduar më tutje bashkëpunimin rajonal në çështjet e sigurisë’’, përfundoi Cakaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë