Politike

Gjermania i bën apel Holandës e Francës: Mos bllokoni negociatat me Shqipërinë

Edhe ose Gjermania ka dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Berlini zyrtar duket së është i shqetësuar për vendimin e vendeve skeptike si Holanda dhe Franca.

Pasi vendosi nëntë kushte për të filluar negociatat me Shqipërinë, Ministria e Jashtme gjermane i bën apel vendeve skeptike, Francës dhe Holandës t’i bashkohen vendimit të saj dhe të mos bëhen pengesë për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.
Franca nuk e ka bërë ende publik qëndrimin, por Holanda ka dalë hapur në Parlamentin Europian kundër integrimi të vendit tonë.

Po ashtu, Holanda në një rezolutë të parlamentit që i ka thënë jo Shqipërisë. Ministri i punëve të Jashtme të Gjermanisë, social-demokrati Heiko Maas, nëpërmjet një deklarate zyrtare ka kërkuar bashkimin e dy vendeve skeptike me qëndrimin e Berlinit.
Sipas raporteve, Gjermania po lobon me këto vende më radikale se ajo, me shpresën se kushtet e vëna mund të shërbejë si një garanci për t’i bindur ato.

“Kam besim se qasja e kushtëzuar e propozuar nga Bundestag-u gjerman mund të bindë edhe të tjerët në BE që të vendosin të fillojnë negociatat e pranimit. Miratimi i Bundestagut gjerman për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një sinjal i rëndësishëm. Vendimi nënvizon rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në. Në të njëjtën kohë, është e qartë se reformat do të shpërblehen. Të dy vendet duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre të reformave në mënyrë që të ecin përpara në rrugën drejt BE-së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme gjermane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë