Tension mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit para derbit, që luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Diçka që pritej në fakt, duke pasur parasysh rivalitetin e madh mes dy tifozërive të dy klubeve të kryeqytetit. Ka pasur një përplasje fizike mes tifozërive, ndërkohë që lojtarët ishin në fushë, duke bërë nxemjen. Ndonjëri prej tyre është dëmtuar, pasi është goditur me sende të forta. Pas provokimeve me fjalë nga dy tifozëritë, tensioni u rrit deri në përplasje fizike.
Ndërhyrja e policisë ka bërë që situata të qetësohet. Forcat e rendit ndoshta nuk e prisnin që të kishte incidente kaq shpejt, megjithatë kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë marrë situatën nën kontroll. Kuptohet që pjesa më e vështirë do të jetë gjatë ndeshjes, ku incidentet zakonisht nuk mungojnë.
Shpresohet që këtë radhë forcat e rendit të jenë në lartësinë e duhur, për të shmangur të paktën ndonjë tjetër konfrontim fizik me ultrasve të Partizanit dhe atyre të Tiranës, ku këta të fundit janë më të shumtë në numër këtë herë. Derbi është ndezur ende pa filluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje