Futboll

“Metoda Spiderman”, hajdutët bëjnë namin në shtëpitë e futbollistëve në Spanjë

Mesfushori i Atletiko Madrid, Tomas Partei, është “viktima” e fundit e hajdutëve në Spanjë. Lista është e gjatë dhe në të bëjnë pjesë edhe lojtarë si Pike dhe Kasemiro, të cilëve u janë vjedhur shtëpitë. Hajdutët kanë të njëjtin stil për të shkruar deri te sendet me vlerë.

Rasti i Kasemiros bëri bujë. Lojtari brazilian ishte i impenjuar në derbin me Atletikon fundjavën që shkoi dhe familjarët e tij ishin brenda në shtëpi, kur ndodhi ngjarja. Të hënën hajdutët kanë bërë të njëjtën gjë në shtëpinë e Tomas Partei. Sipas “Cadena Cope”, banesa e lojtarit ganez ndodhet në pjesën perëndimore të Madridit. Në momentin e vjedhjes, administratorja e ndërtesës ishte brenda saj, hajdutët kanë hyrë me forcë dhe kaun marrë çdo gjë që kanë dashur, duke e kërcënuar atë, por pa e lënduar. Partei është lojtari i parë i Atletikos që përfundon në shënjestrën e hajdutëve. “Viktima” të tjera të hajdutëve janë Kasemiro, Lukas Vazkez, Zherard Pike, Zhordi Alba dhe Artur Melo.

Sipas shtypit spanjoll, hajdutët përdorin në çdo vjedhje “metodën Spiderman” për të arritur objektivin, kur lojtarët kanë ndeshje zyrtare. Keqbërësit ruajnë portën kryesore, por gjithmonë hyjnë nga dritaret. Një proces i shpejtë dhe pa zhurmë, që ka bërë namin në shtëpitë e futbollistëve në Spanjë. Këta të fundit kanë shtuar masat e sigurisë, ndërsa klubet u kanë kërkuar atyre të mos publikojnë në rrjetet sociale foto apo video të shtëpive të tyre. Për momentin, betejën po e fitojnë hajdutët, falë teknikës së “njeriut” merimangë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë