Asnjë prej udhëheqësve të Bashkimit Europian, apo të vendeve anëtare të unionit nuk foli për doza albanofobizmi në vendimin e Brukselit për të mos hapur negociatat as me Shqipërinë dhe as me Maqedoninë e Veriut.
Por, doza frike, paragjykimi, fanatizmi deri në kufijtë e racizmit i ka lexuar Alexander Soros, djali i George Soros.
“Ka një paragjykim dhe fanatizëm të theksuar në Europën Perëndimore kundër shqiptarëve. Pesha e këtyre nuk duhet nënvlerësuar në vendimin e Këshillit Europian për të refuzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Europa duhet të përballet me albanofobinë e saj”, shkruan Soros përmes rrjeteve sociale.
Ky shënim është shoqëruar me shpërndarjen e reagimit të 18 tetorit të Komisionerit të Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili për moshapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë fajësoi Bashkimin Europian.
Komenti i Aleksandër Soros përforcohet nga fakti se vendimi i Këshillit Europian penalizon kryesisht shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, duke nisur që me shqiptarët e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, që nuk iu hapën negociatat, e deri tek shqiptarët në Kosovë, për të cilët BE duket se e ka harruar liberalizimin e vizave.
Në një tjetër postim, Alexander Soros shpërndan një deklaratë të Carl Bildt. Bild shkruan se me refuzimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Franca dhe Macron minuan seriozitetin dhe besueshmërinë e Bashkimit Europian si faktor stabiliteti. Ai e cilëson këtë qëndrim të Parisit si “thikë pas shpine” për partnerët e Ballkanit.
“Si pret ta zgjidhë çështjen Serbi-Kosovë, Presidenti Macron?”, ngre pyetjen retorike, Alexander Soros.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje