Futboll

Huliganët grekë sulmojnë tifozët gjermanë në Athinë (Video)

Katër tifozë të Bajernit të Mynihut janë plagosur nga një sulm i huliganëve grekë para ndeshjes mes Olimpiakosin në Champions League. Sipas lajmeve të shtypit grek, që i referoheshin policisë, rreth 80 persona, shumica e të cilëve mbanin kaska motoçikletash, kanë pushtuar fushën në një qendër stërvitore në Athinë, ku po luhej ndeshja e Youth League mes 19-vjeçarëve të Olimpiakosit dhe moshatarëve të tyre gjermanë.

Këta persona filluan të ushtronin dhunë ndaj tifozëve gjermanë të pranishëm në shkallët përreth. Nuk janë bërë të ditura ende detajet për arrestimet apo shkallën e dëmtimit të tifozëve gjermanë, të cilët janë mjekur në spital.

Pamje nga sulmi i huliganëve grekë. Gazeta Si, 23 tetor 2019

Kjo është një njollë e rëndë për Greqinë. Menjëherë klubi i Olimpiakosit ka kërkuar ndjesë publike për ngjarjen e dhunshme. Në stadiumin “Karaiskaki”, ku më pas Bajerni u ndesh me Olimpiakosin, ishin të pranishëm rreth 1600 tifozë të bavarezëve. Lajmi i kësaj ngjarjeje ka bërë bujë në mediet më të mëdha europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë