Futboll

Trajneri i ri i Tiranës, Halili zgjedh Julian Ahmatajn

Vendin e lënë bosh nga Ardian Mema do të zërë Julian Ahmataj. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka zgjedhur atë për të drejtuar ekipin në vazhdim të kampionatit. Trajneri elbasanas ishte ndër kandidatët kryesorë, bashkë me Bledar Devollin, të dy ish-lojtarë të Tiranës, por në fund është vendosur për Ahmatajn.

Klubi bardheblu ka gati zyrtarizimin dhe prezantimin e trajnerit të ri, ku do të jepen më shumë detaje në lidhje me kontratën e bashkëpunimit. Ahmataj do të debutojë në stolin e Tiranës në ndeshjen e së dielës ndaj Luftëtarit, skuadrën që ai e drejtoi me sukses sezonin e kaluar në Superiore. Përveç Luftëtarit, Ahmataj ka drejtuar edhe Burrelin dhe Kamzën. Pas fazës së parë të kampionatit, Tirana mban vendin e 6-të me 14 pikë, por vendi i parë që mbahet nga Partizani është vetëm 3 pikë larg.

Julian Ahmataj, trajneri i ri i Tiranës. Gazeta Si, 25 tetor 2019

Situata e fundit, me largimin e Ardian Memës nga stoli, një nga ish-lojtarët më të njohur bardheblu, ka sjellë pakënaqësi te tifozët, të cilët fajësojnë drejtuesit e klubit. Tani mbetet të shihet se çfarë ndryshimi do të sjellë në fushë lëvizja në stol.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë