Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë në detyrë, Philip Reeker ka kritikuar ashpër sot Bashkimin Europian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai deklaroi se Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbeti i zhgënyer nga ky vendim.
“Disa liderë të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Reeker. “U zhgënjyem, këtë e bëri të qartë edhe Pompeo”.
Duke folur nga Praga, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, Reeker tha SHBA-ja nuk e mbështet vendimin e Këshillit të BE-së për shtyrjen e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit, pasi e konsideron integrimin europian si gur-themelin e politikës amerikane në Ballkan.
“Perspektiva europiane, ideja e të bërit një ditë pjesë e kombeve evropiane ka qënë një gur themelor në politikën tonë të jashtme në Ballkan. SHBA-ja nuk është anëtare e Bashkimit Europian, por ne e kemi mbështetur këte ide. Diplomatët tanë i kanë mbështetur reformat e ndërmarra nga të dyja këto vende për të qënë më afër integrimit europain, sepse mendojmë se kjo perspektivë është në interesin më të mirë të këtyre vendeve, rajonit dhe BE-së”, tha Reeker
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje