Ne rrjet

Përpjekjet për kapjen e drejtësisë, Polonia mund të dalë nga BE

Tentativa për kapjen e sistemit të drejtësisë mund të bëjë që Polonia të dalë nga Bashkimi Europian.

Paralajmërimi erdhi nga Gjykata Supreme e Polonisë, e cila tha se planet e qeverisë binin në kundërshtimi me ligjin europian dhe mund të përkeqësojnë tensionet ekzistuese midis Brukselit dhe partisë qeverisëse të vendit, Ligji dhe Drejtësia (PiS).

“Kontradiktat midis ligjit polak dhe ligjit të BE-së me të gjitha gjasat do të çojnë në një ndërhyrje nga institucionet e BE-së dhe në një perspektivë afatgjatë mund të çojnë në nevojën për t’u larguar nga Bashkimi Evropian,” tha Gjykata Supreme në një deklaratë.

BE ka akuzuar PiS për politizimin e gjyqësorit që kur erdhi në pushtet në vitin 2015. Ndërkohë qeveria thotë se reformat e saj janë të nevojshme për ta bërë sistemin gjyqësor më efikas.

Sipas projektligjit, i cili i është dorëzuar tanimë para parlamentit, PiS synon të bllokojë gjyqtarët e pavarur që të kandidojnë për postin e kreut të Gjykatës Supreme. Sipas planeve të qeverisë, kreu i kësaj gjykate do të zgjidhet nga një panel i emëruar nga qeveria.

“Komisioni ka një qëndrim shumë të qartë për të mbrojtur gjyqësorin nga ndërhyrjet politike,” tha për “Reuters” zëdhënësi i Komisionit Europian Christian Ëigand në përgjigje të deklaratës së Gjykatës Supreme. “Komisioni vazhdon të ndjekë nga afër situatën. Ne mbetemi të gatshëm dhe të disponueshëm për të diskutuar me autoritetet polake mënyrat si mund të zgjidhet kjo çështje. “

Protesta në Poloni, Gazeta Si, 2019

BE kishte njoftoi të hënën se do të nisë hetimet ndaj Polonisë nëse projektligji minon pavarësinë e gjyqësorit. Deklarata e Gjykatës Supreme gjithashtu thoshte se projekt-ligji i propozuar ishte i krijuar për të lejuar Presidentin Andrzej Duda të zgjedhë kryetarin e ri të gjykatës përpara zgjedhjejeve presidenciale.

Mandati i kryetares aktuale të Gjykatës Supreme, Malgorzata Gersdorf, mbaron në prill. Ajo u emërua para se PiS të vinte në pushtet dhe ka qenë kritike ndaj reformave të partisë.

Gersdorf ka thirrur një takim të të gjithë gjyqtarë në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së kreut tjetër të Gjykatës Supreme.

Tentativat e Hungarisë dhe Polonisë për të kapur gjykatat dhe mediat dhe për t’i vendosin nën kontrollin e shtetit kanë bërë që Komisioni Europian të fillojë hetimet e ligjit, të cilat në teori mund të çojnë në pezullimin e të drejtave të të dyja këtyre vendeve për të patur të drejtë vote në BE.

Polonia u bashkua me BE në 2004-ën dhe mbështetja e publikut për anëtarësimin mbetet e fortë, megjithë mosmarrëveshjet midis Brukselit dhe PiS. Polonia është përfituesi kryesor i fondeve të BE-së për fermerët e saj si dhe projektet e infrastrukturës.

BE-ja nuk ka asnjë mekanizëm që BE të dëbojë një shtet anëtar. Deri më tani vetëm Britania ka zgjedhur të largohet nga blloku, pas një referendumi në vitin 2016 dhe ritet të dalë muajin tjetër. Por analistët thonë se e ndodhur nën presion qeveria polake mund të zgjedhë të ndërmarrë një fushatë për daljen nga unioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë