Policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Audi”, që shkaktoi aksidentin e rëndë me dy të vdekur, mbrëmjen e kaluar.
Policia thotë se është arrestuar shtetasi me inicialet A. Sh., banues në fshatin Jagodin, Elbasan.
Siç njofton policia, arrestimi i tij është bërë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan, Elbasan, është përplasur me motoçikletën, dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi E. D., 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F. Q., 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan.
Policia e Elbasanit po ashtu ka vënë në pranga edhe dy shtetas të tjerë që janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit J. T., 28 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe L. T., 33 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje